Lidhje

Franca përjeton një ditë tjetër protestash kundër planeve për ngritjen e moshës së pensionit


Franca përjeton një ditë tjetër protestash kundër planeve për ngritjen e moshës së pensionit
Franca përjeton një ditë tjetër protestash kundër planeve për ngritjen e moshës së pensionit

Franca po përjeton një ditë tjetër protestash kundër planeve qeveritare për të ngritur moshën e pensionit në vend.

Demonstruesit bllokuan sot një rrugë që të çon në aeroportin e qytetit port të Marsejës në jug të vendit.

Protestuesit penguan makinat të shkonin në aeroport, por zyrtarët e aviacionit thanë se nuk pati anullim fluturimesh.

Udhëheqësi i sindikatës më të madhe bëri thirrje për një ditë tjetër protestash javën e ardhshme, ndërsa udhëheqësit e sindikatave përgatiten të takohen sot për të diskutuar strategjitë e tyre të ardhme.

Ministri i Brendshëm francez, Brice Hortefeux tha se 14 prej 200 depove të karburantit në vend janë ende të bllokuara nga protestuesit.

Policia franceze u përlesh sot me demonstruesit në Lion ndërsa shtohen tensionet pas tre ditë protestash. Policia e pajisur mirë përdori taktika për të ndaluar të rinjtë me të cilët është përleshur gjatë ditëve të fundit që kur filluan protestat kundër reformës së pensioneve.

Më parë demonstruesit në mbarë qytetin dolën në rrugë dhe kryen akte vandaliste, duke dëmtuar makina private dhe kabina telefoni.

“Isha në klasë dhe pashë që demonstruesit arritën në rrugë – pastaj pamë policinë të zbarkonte. Brenda 30 sekondash ata shkatërruan të gjitha makinat në rrugë”, tha një nxënës, makina e të cilit u dëmtua nga protestuesit.

“Po dilja nga shtëpia kur dëgjova fëmijët të vraponin. Ishin përpara makinës sime dhe m’i thyen të gjitha xhamat”, tha një banor tjetër i Lionit.

Meqë votimi i senatit mbi reformën pritet të zhvillohet të premten, sindikatat po shtojnë presionin me ditën e 10-të të grevës së rafinerive. Protestat kanë qënë paqësore në përgjithësi përveç dhunës sporadike dhe vandalizmit në Lion dhe rrethinat e Parisit.

XS
SM
MD
LG