Lidhje

Franca përgjysmon fluturimet në aeroportin Charles de Gaulle

  • Zëri Amerikës

Franca përgjysmon fluturimet në aeroportin Charles de Gaulle

Franca përgjysmon fluturimet në aeroportin Charles de Gaulle

Zyrtarët francezë të aviacionit u kërkuan shoqërive ajrore të përgjysmojnë fluturimet në aeroportin Charles de Gaulle për disa orë për shkak të mungesës së solucionit që përdoret për të shkrirë akullin.

Autoritetet thanë sot se po përpiqen të marrin furnizime të tjera.

Agjencitë franceze të lajmeve thanë se ministrja e transportit Nathalie Morizet ka paralajmëruar se vonesat e pasagjerëve mund të shtyhen deri në ditën e krishlindjeve.

Pakësimi i fluturimeve vjen ndërsa pasagjerët e bllokuar në Paris nga moti i keq presin të vazhdojnë udhëtimet e tyre.

XS
SM
MD
LG