Lidhje

Hollande fillon punën për formimin e qeverisë së re

  • Zëri Amerikës

Presidenti i ri i sapozgjedhur i Francës, Francois Hollande, ka filluar punën për formimi e një qeverie të re pas fitores së djeshme në balotazh.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se zoti Hollande fitoi 51.6 për qind të votave përkundrejt 48.4 për qind, që morri Nikolas Sarkozi. Ish-lideri i Partisë Socialiste të Francës, 57 vjeçari Hollande do të marrë detyrën më 15 maj.

Votimi reflektoi mosmiratimin e qytetarëve francez ndaj shkurtimeve të të shpenzimeve dhe papunësisë së lartë në vend. Zoti Hollande ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj shumë masave shtrënguese ekonomike të Francës. Gjatë një paraqitje përpara përkrahësve të tij sot, ai premtoi se do të rihapë bisedimet me Bashkimin Evropian për masat shtrënguese ekonomike të mbështetura nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zoti Sarkozi.

Zonja Merkel tha sot se pakti fiskal i BE-së nuk është i negociueshëm, por shtoi se ajo mirëpret presidentin e zgjedhur duke thënë se ata do të punojnë së bashku.

Zoti Hollande do të jetë i pari udhëheqës i krahut të majtë francez në gati 20 vjet. Ai ka premtuar të zbatojë me shpejtësi një program tradicional socialist me taksat më të larta për të pasurit për të ndihmuar në rritjen e shpenzimeve financave të shtetit.

Presidenti amerikan Barak Obama e përgëzoi përmes një telefonate dje zotit Hollande dhe e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë para takimit të nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes dhe atij të NATO-s gjatë këtij muaji.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG