Lidhje

Kosovë: Marrëdhëniet KFOR-FSK nuk kanë ndryshuar, thonë zyrtarët


Kosovë: Marrëdhëniet KFOR-FSK nuk kanë ndryshuar, thonë zyrtarët

Kosovë: Marrëdhëniet KFOR-FSK nuk kanë ndryshuar, thonë zyrtarët

Në Kosovë, zyrtarët e qeverisë thanë se marrëdhëniet me forcat paqeruajtëse nuk kanë ndryshuar pas vendimit të KFOR-it për të pezulluar përkohësisht mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pezullimi pasoi paraqitjen e pjesëtarëve të armatosur të kësaj force gjatë një manifestimi përkujtimor në qendër të Prishtinës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha sot se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me forcat paqeruajtëse, ndërsa nënvizoi se askush nuk mund të kërkojë nga Kosova që të mos sillet si shtet dhe të mos respektojë vlerat e saj kombëtare. NATO-ja ka autoritet ekzekutiv mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG