Lidhje

G-20 bie dakord të bashkërendojnë përpjekjet për mëkëmbjen e ekonomisë botërore


Ministrat e financave dhe drejtues të bankave qendrore të ekonomive kryesore të botës i dhanë fund takimit të tyre në Korenë e Jugut me zotimin për të bashkërenduar përpjekjet për mëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Udhëheqësit e Grupit të 20-shes, i njohur si G-20, thanë sot se ekonomia globale po rritet përsëri, por ende mbeten vështirësi të mëdha për t’u kapërcyer deri në mëkëmbjen e saj të plotë.

Udhëheqësit e G-20s thanë gjithashtu se mbështesin rregulla të reja për institucionet financiare për të shmangur veprime të tilla ai ato që çuan në krizën bankare në Shtetet e Bashkuara. Ata thanë gjithashtu se masat e emergjencës për të cilat ata ranë dakord vitin e kaluar kanë dhënë rezultat.

Shumë nga udhëheqësit thanë se është koha për të frenuar shpenzimet dhe për të vënë nën kontroll deficitet buxhetore të secilit prej vendeve. Por ata thanë se kriza buzhetore evropiane tregon se shkurtimi me shpejtësi i shpenzimeve mund ta çojë ekonominë botërore përsëri në recesion. Takimi tjetër i G-20 do të mbahet në fund të këtij muaji në Kanada.

XS
SM
MD
LG