Lidhje

Pres. Obama dhe udhëheqës botërorë në Japoni për një takim të Azi-Paqësorit

  • Zëri Amerikës

Pres. Obama dhe udhëheqës botërorë në Japoni për një takim të Azi-Paqësorit

Pres. Obama dhe udhëheqës botërorë në Japoni për një takim të Azi-Paqësorit

Presidenti Barak Obama dhe udhëheqës të tjerë botërorë ndodhen në Japoni për një takim dy ditor mbi bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit. Ata janë mbledhur në qytetin port të Yokohamës, pas takimit të G20-tës në Seul, ku disbalanca tregëtare dhe pengesat monetare mbizotëruan diskutimet. Presidenti Barak Obama tha se udhëheqësit e G20-tës ranë dakord të vazhdojnë zbatimin e masave drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të balancuar. Ai e akuzoi hapur Kinën për nënvlerësimin e monedhës së saj.

Zoti Obama u tha gazetarëve në Seul se po bëhet përparim drejt stabilizimit dhe forcimit të ekonomisë globale, e cila ka filluar të rimëkëmbet.

Zoti Obama tha se ndërsa përmirësime janë bërë në një numër fushash, ai dhe udhëheqës të tjerë e pranojnë se përparimi nuk kanë qënë i shpejtë sa duhet, veçanërisht në krijimin e vendeve të punës.

"Në Shtetet e Bashkuara ne kemi bërë pjesën tonë, duke kryer investime historike në infrastrukturë, arsim, kërkime dhe në energji alternativë. Dhe si rezultat ekonomia jonë po rritet përsëri, megjithëse ne duhet të bëjmë më shumë për t’u siguruar që zhvillimi është i qëndrueshëm dhe shndërohet në vende të reja punë për popullin tonë", tha presidenti.

Megjithatë, presidenti tha se vendet mund të zhyten përsëri në vështirësi nëse nuk vazhdojnë përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm si dhe për t’i dhënë fund praktikave të padrejta tregëtare dhe manipulimit të monedhës.

Presidenti Obama tha se vendet me suficite të mëdha nuk duhet të varet së tepërmi te eksportet, madje shtoi se shkallët e këmbimit duhet të pasqyrojnë realitetet ekonomike. Zoti Obama tha se monedha kineze, juani, është e nënvlerësuar, madhe shtoi ai, Pekini shpenzon shuma të mëdha për të ruajtur këtë gjendje të juanit. Presidenti tha se është me rëndësi që Kina të lejojë tregjet të përcaktojnë vlerën e monedhës së saj.

Udhëheqësit e G-20 kanë patur mosmarrëveshje të thella për mënyrën sesi të ulin disbalancën tregëtare që ka shkaktuar deficite të mëdha nga vendet importuese si Shtetet e Bashkuara dhe sufiçite të mëdha në vendet eksportuese si Kina dhe Gjermania.

Zyrtarët në takimin e G-20 thanë se negociatorët u munduan për ditë të tëra të finalizojnë deklaratën përfundimtare të takimit.

Ndërkohë, zoti Obama u largua nga takimii Seulit pa siguruar një marrëveshje finale për tregëti të lirë me Korenë e Jugut, megjithëse ai përsëriti synimin e tij për finalizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila u nënshkrua në vitin 2007, por ende nuk është ratifikuar nga asnjeri vend.

XS
SM
MD
LG