Lidhje

Gejts: Strategjia amerikane në Afganistan po funksionon

  • Al Pesin

Megjithatë rezultati nuk është i sigurt dhe trupat amerikane ka të ngjarë të qendrojnë atje për dy ose më shumë vjet

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, i dha fund një vizite dy ditëshem në Afgansitan sot, duke thënë se është i inkurajuar se strategjia e Shteteve të Bashkuara, e vënë në veprim dhjetorin e kaluar po funksionon, por paralajmëroi se rezultati nuk është i sigurt dhe se trupat amerikane ka të ngjarë të lujnë një rol të rëndësishëm ushtarak për dy ose më shumë vjet. Korrespondeti i Zërit të Ameriës, Al Pesin, i cili po udhëton me sekretarin Gejts na informon nga Kandahari se

Sekretari Gejts udhëtoi nëpër rrugën e mbushur me rërë dhe gurrë mes temperaturave të larta nga Kandahari në Helmand, në një zonë të distriktit Zhari, që një nga zyrtarët e lartë e përshkroi si një prej tri zonave më të rrezikshme rreth qytetit të Kandaharit. Zoti Gejts u dha medalje trupave amerikane, u takua me disa nga homologët e tyre afganë dhe bisedoi me ushtarë nga më të rrinjtë deri tek më të vjetrit. Më në fund ai tha se ishte “i inkurajuar” nga këto bisedime.

"Gjithësecili e di se ky është një mision mjaft larg përfundimit. Ende do të ketë luftime të vështira. Por vetbesimi i këtyre të rinjve dhe të rejave se misioni ka mundësi të përfundojë me sukses më mbush me besim”.

Zoti Gejts tha se trupat e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe e kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me forcat afgane dhe kalimin e përgjegjësive tek ata sa më parë që të jetë e mundur. Sekretari Gejts përsëriti se afati i caktuar nga Presidenti Obama në korrik të vitit 2011, është vetëm fillimin i asaj që pritet të jetë një tërheqje graduale e forcave amerikane nga Afganistani dhe ai caktoi një afat të përafërt për angazhimin ushtarak amerikan në vend.

"Ne parashikojmë një proces të padiskutueshëm për dy deri në tre vitet e ardhëshme, periudhë gjatë të cilës ne do të kemi mundësinë të ndryshojnë rolin tonë kryesor nga ai ushtarak në atë për të ndihmuar Afganistanin në proceset e kualifikimit,asistencës dhe zhvillimit”.

Sekretari Gejts tha se ka tashmë zona ku forcat afgane t’i trajtojnë vetë çështjet e sigurimit, por procesi i largimit të forcave amerikane do të kryhet me kujdes. Ndërkaq, komandati i forcave amerikane dhe të NATO-s, gjenerali Dejvid Petreas, tha e forcat speciale amerikane po shtojnë sulmet kundër udhëheqësve talebanë, duke kryer më shumë se 4 mijë operacione gjatë 90 ditëve të fundit, krahas vendosjes në terren të të forcave shtesë për të marrë nën kontroll lagje në pjesë të rëndësishme të vendit. Sekretari Gejts tha se pret që prakitika e tanishme të vlerësohet gjatë shyrtimit të gjendjes nga qeveria amerikane, i caktuar për muajin dhjetor, me rastin e një vjetorit të zbatimit të kësaj strategjie.

"Çështja që do të diskutohet në muajin dhjetor është nëse strategjia ka dhënë rezultate, a po shkojmë në drejtimin e duhur, a kemi të dhëna të mjaftueshme për përparimin e bërë që të themi se jemi në fakt në rrugën e duhur. Ky është qëllimi i vlerësimit tonë. Dhe nga sa kam parë sot këtu, kam besim se do të jemi në gjendje”.

Megjithatë, numri dy në komandën e operacioneve të Shteteve të Bashkura dhe të NATO-s në Afganistan, gjenerali Dejvid Rodriguez, u tha gazetarëve këtu se ndërsa pret të tregojë përparim në jugun plot trazira deri në dhjetor, nuk mund të premtojë përparim të ndjeshëm. Ai tha se luftëtarët talebanë po vënë bomba më të mëdha në rrugë të ndërtuara me material që kontrabandohet nga Paksitani, përfshirë aë që shkatërroi një mjet të madh, të blinduar ushtarak amerikan të hënën, duke vrarë të pesë ushtarët që ishin brenda.

Gjenerali Rodriguez tha se talebani ka ndërmarrë fushata “vrasjesh dhe kërcënimesh” kundër banorëve në një numër në rritje zonash, ku trupat amerikane dhe afgane po vendosin kontrollin. Ai tha se megjithëse është e vështritë të parashikohet përfundimi i operacionit në Kandahar, “fillimi është në rrugë të mbarë”.

XS
SM
MD
LG