Lidhje

Amr Musa bën thirrje për heqjen e bllokadës ndaj Gazës


Diplomati më i lartë i botës arabe ka bërë thirrje për heqjen e bllokadës izraelite ndaj Rripit të Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Amr Musa u takua sot me udhëheqësin e Hamasit Ismail Hanijeh dhe tha se bllokada ndaj Gazës duhet të marrë fund.

Shefi i organizatës me 22 anëtarë u takua me zotin Hanijeh në banesën e tij dhe jo në zyrë, siç duket në përpjekje për të shmangur interpretime se Lidhja Arabe njeh marrjen e territorit palestinez nga Hamasi.

Izraeli e vendosi bllokadën 3 vjet më parë, pasi grupi ekstremist Hamas mori nën kontroll Gazën nga fraksioni Fatah i Presidentit palestinez Mahmud Abaz.

Lidhja Arabe mbështeti zotin Abaz kundër uzurpimit të Gazës nga Hamasi.

Ndërkaq sot në Jeruzalem, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se vendi i tij do të lejonte futjen e më shumë furnizimeve civile në Gazë, por nuk mund të lejonte lëvizjen e lirë të armëve për grupin ekstremist Hamas.

XS
SM
MD
LG