Lidhje

Sekretari amerikan i Thesarit Gajtner në Kinë për bisedime rreth kursit monetar


Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner ndodhet në Kinë për bisedime që pritet të përqendrohen në mosmarrëveshjet rreth kursit monetar mes Pekinit dhe partnerëve të tij tregtarë perëndimorë.

Dita e sotme përfshinte një takim me zëvendëskryeministrin kinez, Uang Çi Shan, i cili është i ngarkuar për çështjet ekonomike.

Zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë nuk kanë hollësi rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë trysni Kinës që ajo të lejojë tregjet ndërkombëtare të përcaktojnë vlerën e monedhës së saj, juanit.

Vendet perëndimore thonë se mbajtja në kontroll e monedhës kineze e mban artificialisht të ulët vlerën e juanit, duke i bërë eksportet kineze më të lira në tregjet botërore. Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar gjigand me Kinën.

XS
SM
MD
LG