Lidhje

General Motors: Shitjet u shtuan 21 përqind në muajin mars


Prodhuesi më i madh i makinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se shitjet u shtuan thuajse 21% në muajin mars, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

General Motors është i pari nga prodhuesit e mëdhenj të makinave në SHBA që raportoi shitjet mujore.

Ekonomistët parashikojnë se dhe kompani të tjera makinash do të raportojnë gjithashtu fitimet të larta, si rrjedhim i rimëkëmbjes ekonomike amerikane nga kriza më e keqe në dekada.

Shtimi i shitjeve mund të jetë pjesërisht rezultat i problemeve që detyruan kompaninë më të madhe, Toyota, të tërheqë nga tregu miliona makina për t’i riparuar.

Tojota, ofroi ulje çmimesh për makinat e saj, për të mbajtur të lartë numrin e shitjeve.

Në përgjigje të kësaj, edhe firma të tjera u detyruan të ulin çmimet dhe të ndërrmarin veprime të tjera për të nxitur shitjet.

XS
SM
MD
LG