Lidhje

Përkujtohet 2 vjetori i Gërdecit


Përkujtohet 2 vjetori i Gërdecit
Përkujtohet 2 vjetori i Gërdecit

Në Shqipëri sot u kujtua dy vjetori i tragjedisë së Gërdecit ku shpërthimi i punishtes së demontimit të municioneve shkaktoi 26 viktima dhe afër 300 të plagosur.

Pranë gropës së madhe të hapur në vendin e shpërthimit sot bënë homazhe duke vendosur kurora dhe lule familjarë të viktimave por edhe drejtues të opozitës. Këta të fundit u shprehën edhe një herë se përgjegjësit e tragjedisë kanë mbetur ende të pandëshkuar dhe se krateri i shpërthimit është edhe sot sipas tyre, një akuzë për ata politikanë që e organizuan dhe që vazhdojnë karrierën pa i hyrë gjemb në këmbë, deklaroi deputeti socialist Namik Dokle.

Familjarë të viktimave kanë vazhduar një betejë të gjatë ligjore për të kërkuar përfshirjen në proces të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, procedurat ndaj të cilit u mbyllën në shtator të vitit të kaluar duke qenë se rifitoi imunitetin parlamentar. Ndërsa në gjykatën e Tiranës vazhdon ende procedi ndaj 29 të pandehurve të tjerë, drejtues të firmës që kryente cmontimin dhe ish ushtarakë e zyrtarë të lartë të ushtrisë shqiptare.

XS
SM
MD
LG