Lidhje

Kabineti gjerman miraton miliarda dollarë ndihma për Greqinë


Kabineti gjerman miraton miliarda dollarë ndihma për Greqinë
Kabineti gjerman miraton miliarda dollarë ndihma për Greqinë

Kabineti i Kancelares gjermane Angela Merkel miratoi një ligj për t’i dhënë Greqisë miliarda dollarë ndihma, në kuadër të planit të Bashkimit Evropian.

Autoritetet gjermane bënë sot një deklaratë zyrtare mbi kontributin prej 29.6 miliardë dollarësh në kuadër të planit 3 vjeçar të ndihmave. Ligji duhet të miratohet tani nga të dyja Dhomat e Parlamentit gjerman, gjë që pritet të realizohet brenda së premtes.

Zonja Merkel tha se plani i ndihmave është mënyra e vetme për të garantuar stabilitetin e euros. Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftuan dje një paketë ndihmash me vlerë 146 miliardë dollarë për Greqinë, e cila i kërkon qeverisë së Athinës të zbatojë masa të forta për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave. Paketa pritet të marrë mbështetjen zyrtare të udhëheqësve evropianë në një takim të nivelit të lartë këtë muaj.

XS
SM
MD
LG