Lidhje

Berlini zyrtar: Për momentin nuk konstatohet kërcënim terrorist ndaj Gjermanisë


Berlini zyrtar: Për momentin nuk konstatohet kërcënim terrorist ndaj Gjermanisë
Berlini zyrtar: Për momentin nuk konstatohet kërcënim terrorist ndaj Gjermanisë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Tomas de Maiziere tha se tani për tani nuk sheh prova se në Gjermani mund të ndodhë ndonjë sulm terrorist por shtoi se vendi i tij mbetet në objektivin e militantëve islamikë.

Ministri gjerman i bëri këto komente pas njoftimeve se një sulm i dyshuar amerikan me raketë vrau 10 persona në Pakistanin veriperëndimor, mes tyre të paktën 5 shtetas gjermanë.

Rajoni i Vaziristanit Verior dihet që ka lidhje me Al Kaidën. Ministri De Maiziere tha se nuk mund të konfirmonte nëse në këtë sulm ishin vrarë gjermanë dhe shtoi se ishte habitur që trupat u identifikuan kaq shpejt në një zone aq të thellë. Ministri gjerman tha se po studiohen të gjitha faktet për mundësinë e sulmeve terroriste kundër vendit të tij dhe se forcat gjermane të sigurisë po punojnë shumë për shmangien e tyre.

XS
SM
MD
LG