Lidhje

Merkel: Ekzistojnë probleme në punësimin e imigrantëve në strukturat qeveritare

  • Zëri Amerikës

Merkel: Ekzistojnë probleme në punësimin e imigrantëve në strukturat qeveritare

Merkel: Ekzistojnë probleme në punësimin e imigrantëve në strukturat qeveritare

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se në shërbimin civil të vendit duhet të punësohen më shumë imigrantë.

Dy javë më parë, zonja Merkel tha se Gjermania kishte “dështuar keq” në krijimin e një shoqërie shumëkulturore. Sot, udhëheqësja gjermane tha në deklaratën e saj të përjavshme në internet pohoi se ka një problem real në mungesën e përfaqësimit të imigrantëve në vendin e saj dhe, sipas fjalëve të saj, “kjo situatë duhet ndryshuar”.

Nëse personat që kërkojnë punë kanë emra që nuk tingëllojnë “krejt si emra gjermanë”, tha zonja Merkel, ata e kanë të vështirë të pranohen në disa vende pune.

Kancelarja i bëri komentet katër ditë para një “takimi të nivelit të lartë për integrimin”, që ajo po planifikon për të trajtuar çështjen e integrimit të imigrantëve në jetën gjermane.

XS
SM
MD
LG