Lidhje

Gjermania feston 20 vjetorin e ribashkimit

  • Zëri Amerikës

Gjermania feston 20 vjetorin e ribashkimit

Gjermania feston 20 vjetorin e ribashkimit

Gjermania kujtoi të dielën ribashkimin e vendit, 20 vjet më parë. Ceremoni festime dhe vlerësime për arritjet e vendit shoqëruan këtë ditë. Kancelarja Angela Merkel tha se gjermanolindorët kanë bërë një punë të shkëlqyer në zbatimin e ndryshimeve gjatë 20 vjetëve të fundit. Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se ribashkimi i Gjermanisë ishte një arritje historike e një prej aleatëve dhe miqve më të afërt të Amerikës. Përmes një deklarate, ai tha se ribashkimi i Gjermanive i kishte hapur dyert një lirie të paprecedent në kontinentin evropian dhe në botë. Presidenti rus Dmitir Medvedev po ashtu e përgëzoi Gjermaninë, duke thënë se ribashkimi hodhi themelet për një partneritet startegjik mes të dy vendeee. Pas mundjes së Gjermanisë Naziste në vitin 1945, aleatët fitimtarë nga Lufta e Dytë Botërore, e ndanë Gjermaninë në 4 zona pushtimi, sektorët amerikanë, francezë dhe britanikë u bënë ajo që u quajt Gjermania Perëndimore, ndërsa sektori sovjetik u bë Gjermania Lindore komuniste.

Ndoshta në asnjë vend tjetër në Gjermani nuk kuptohet efeketet e Perdes së Hekurt si në fshatin e vogël Moedlareuth. Ky fshat me vetëm 50 banorë u nda përgjysmë pas Luftës së Dytë Botërore dhe mbeti i tillë për katër dekada.

Dy kulla të braktisura vrojtimi, një mur i gjatë i barëdh, një gardh me tela me gjemba mbi të dhe postat kufitare janë kujtimet e atyre që kaluan banorët e këtij fshati për më shumë se 40 vjet.

Pas dorëzimit pa kushte të Gjermanisë në vitin 1945, Aleatët e ndanë Gjermaninë e pushtuar në katër zona ushtarake, në atë franceze në jugperëndim, britanike në veriperëndim, amerikane në jug dhe sovjetike në lindje. Dy shtete u krijuan. Gjermania Perëndimore, një demokraci parlamentare, anëtare e NATOs, një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian dhe një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe Gjermania Lindore, një diktaturë totalitare staliniste, aleate e Bashkimit Sovjetik.

Kur Gjermania u nda, fillimisht u ndërtua një gardh dhe pastaj një mur në Moedlareuth, i cili ndau lindjen nga perëndimi, dhe në një rast vëllanë nga vëllai.

Gjermania u ribashkua në vitin 1990, pas rënies së qeverisë komuniste të Gjermanisë Lindore dhe hapjes së Murit të Berlinit. Tani Moedlareuth është një muzeum me një ekspozitë të hapur që tërheq rreth 60 mijë vizitorë në vit.

Është xhiruar edhe një film që dokumenton ndarjen e fshatit. Guida turistike Heiko Ultsch thotë se ai është tepër mbresëlënës për shumë vizitorë.

"Ka njerëz që ende qajnë pasi kanë parë filmin në muzeum dhe shumë prej tyre thonë se nuk duhet kurrë të harrojmë atë që ndodhi në Moedlareuth ose në Gjermani".


Vizitorja amerikane Amy Ladd thotë se u shtang kur mësoi se fqinjët që jetonin vetëm disa qindra metra larg njeri tjetrit nuk mund të shkëmbenin vizita.

"Nuk mund ta imagjinoj veten në kushte të tilla që brenda ditës të më thonë të mos shkoj në anën tjetër të fshatit".

20 vjet më parë ndarja u shemb dhe Gjermania u ribashkua zyrtarisht. Terry Green është vizitor nga Florida.

"Për mendimin tim bashkimi është me siguri një gjë e mrekullueshme për gjermanët. Gjermanët e lindjes nuk kishin një jetë mirë para bashkimit dhe tani duket se ata po gësojnë disa nga të mirat e qytetërimit perëndimor".

Qytetari gjerman Berg Ozminski thotë se fëmijët e tij nuk kanë asnjë ndikim nga ndarja lindje-perëndim, sepse ajo ndodhi para lindjes së tyre.

"Nuk ka asnjë ndryshim tani mes lindjes dhe perëndimit, të rinjtë janë shembull për këtë, sepse ata po rriten në të njejtat kushte. Po të më pyesnit nëse ribashkimi ka përfunduar, unë do të thosha se po".

Por ende ka pakënaqësi lidhur me bahkimin në të dy krahët. Papunësia në pjesën lindore të Gjermanisë është më e lartë se sa në perëndim dhe disa gjermanë ankohet se u është dashur të paguajnë për koston e ribashkimit. Historiania Juliane Schutterle shpjegon.

"Një nga sondazhet rezulton se 45 përqind e gjemanëve të lindjes mendojnë se nuk kanë përfituar nga ribashkimi, por më shumë se gjysma nuk janë të këtij mendimi. Ata nuk janë aq të zhgënjyer dhe të irituar".

Ajo thotë se kritikët nuk i kushtojnë vemendje diçkaje më të rëndësishme.

"Ata gjithmonë mendojnë, 'ne duhet të paguajmë, ne duhet të paguajë, por ata kanë tani autostrada moderne, ndërtesa moderne dhenjë infrastrukturë moderne'. Është e vërtetë se shumë njerëz mund të mendojnë kështu, por ne kemi liri tani dhe kjo është një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut që ne gëzojmë dhe realizuam".

Shumë njerëz në Gjemani mendojnë se se procesi i ribashkimit pothuajse ka përfunduar dhe shpresojnë se gjermanët nuk do të mendojnë më për vendin si liddje dhe perëndim. Ky fshat, që dikur njihej si Berlini i Vogël , tregon se sa e ndarë ishte dikur Gjermania dhe sa përpara ka ecur ajo në këto 20 vjetët e fundit.

XS
SM
MD
LG