Lidhje

Gjermania në gatishmëri nga kërcënimet terroriste

  • Zëri Amerikës

Gjermania në gatishmëri nga kërcënimet terroriste

Gjermania në gatishmëri nga kërcënimet terroriste

Gjermania shtoi masat e sigurisë në aeroporte dhe stacionet e metrosë pasi morri paralajmërime kontrete për një sulm të mundshëm terrorist të planifikuar për në fund të nëntorit.

Duke folur sot në Berlin, Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere tha se informacioni i zbulimit gjerman dhe i një partneri ndërkombëtar nxiti situatën e re të sigurimit.

Ministri theksoi gjithashtu interceptimin e pakove bombë të dërguara kohët e fundit nga Jemeni dhe informacionin gjerman mbi përpjekjet e vazhdueshme të ektremistëve islamik për të sulmuar Gjermaninë.

Por zoti De Maiziere kërkoi gjithashtu të siguronte vendin duke shtuar se ndërsa ka vend për shqetësim nuk ka arësye për histeri. Ai shtoi se situata e sigurisë në Gjeramni është e krahasueshme me kushtet që e shoqëronin atë në periudhën e zgjedhjeve federale në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG