Lidhje

Hapet në Berlin panairi më i madh në botë për turizmin


Hapet në Berlin panairi më i madh në botë për turizmin
Hapet në Berlin panairi më i madh në botë për turizmin

Zyrtarë të lartë gjermanë dhe turq hapën sot në Berlin panairin më të madh në botë për udhëtime e turizëm.

Industria e turizmit e mirëpret këtë aktivitet me një entuziazëm të matur pas një rritjeje të vogël të shënuar në vëllimin e prenotimeve turistike sivjet.

'Ministri turk i Turizmit, Ertugul Gunay, vendi i të cilit është organizator i panairit të sivjetshëm hapi aktivitetin e sotëm i shoqëruar nga ministri gjerman i ekonomisë, Rainer Bruederle.

Grupi studimor GFK tha se kërkesa për udhëtime turistike për verën e këtij viti është stabilizuar veçanërisht në Gjermani dhe Britani, dy nga tregjet më të mëdhe të kërkesës në Evropë.

Përfitimet më të mëdha nga kjo rritje i ka siguruar Turqia, e cila ka tërhequr më shumë gjermanë, britanikë dhe holandezë se vendet e tjera në zhvillim.

Vjet pushuesit gjermanë u treguan më të kursyer, duke rezultuar në një rënie prej 3 për qind të prenotimeve turistike. Për këtë vit, Agjencia e OKB-së për Turizmin Global parashikon një rritje prej 3-4 për qind të vëllimit të turizmit në shkallë globale.

XS
SM
MD
LG