Lidhje

Vazhdojnë problemet nga greva në aeroportin e Frankfurtit


Vazhdojnë problemet nga greva në aeroportin e Frankfurtit
Vazhdojnë problemet nga greva në aeroportin e Frankfurtit

Pasagjerët që përdorin aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, një nga më të ngarkuarit në botë, mund të presin ditën e dytë të anulimeve të fluturimeve për shkak të një greve.

Sot pasagjerët i priti një rradhë e gjatë kontrolli dhe njoftimet e anulimeve.

Shoqëria ajrore më e madhe në Gjermani, Lufthansa, thotë se anuloi 300 fluturime sot duke bllokuara mijëra pasagjerë veçanërisht ata në fluturime brenda vendit.

Autoritetet presin që më shumë se gjysma e 1000 fluturimeve që ulet dhe ngrihen nga aeroporti i Frankfurtit mund të ndikohen nga vazhdimi i grevës sot.

Operatori i aeroportit njoftohet se ka ndihmë të mjaftueshme për të përballuar gjysmën e fluturimeve sot.

Greva është pjesë e një greve më të madhe të punëtorëve të sektorit publik në mbarë Gjermaninë.

Sindikatat dhe punëdhënësit vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për përqindjen e rritjes së pagave.

XS
SM
MD
LG