Lidhje

11 kontenierë me mbetje bërthamore mbërrijnë në Gjermani

  • Zëri Amerikës

11 kontenierë me mbetje bërthamore mbërrijnë në Gjermani

11 kontenierë me mbetje bërthamore mbërrijnë në Gjermani

Dërgesa e përbërë nga 11 kontenierë me mbetje bërthamore mbërriti sot me tren nga Franca në Gjermani. Destinacioni i saj përfundimtar është një depo pranë qytetit të vogël Gorleben.

Udhëtimi i trenit nga Franca u ngadalësua nga grupet e protestuesve anti-bërthamorë në disa pika përgjatë linjës hekurudhore ku do të kalonte ngarkesa drejt depos në veri të Gjermanisë. Policia gjermane ndaloi përkohësisht 1 mijë e 300 vetë.

Transportimi i mbetjeve bërthamore nga Franca në Gjermani është bërë vitet e fundit objekt kundërshtimi nga protestuesit anti-bërthamorë, të cilët thonë se transportimi i tyre nuk është i sigurt.

XS
SM
MD
LG