Lidhje

Përkujtohet konferenca naziste ku u paraqit plani për shfarosjen e hebrenjve


Përkujtohet konferenca naziste ku u paraqit plani për shfarosjen e hebrenjve
Përkujtohet konferenca naziste ku u paraqit plani për shfarosjen e hebrenjve

Presidenti gjerman Christian Wulff shënoi 70 vjetorin e konferencës naziste, gjatë së cilës u paraqit plani për të shfarosur popullin hebre.

Zoti Wulff mbajti një fjalim për të përkujtuar Konferencën Wannsee pranë Berlinit, ku zyrtarët nazistë vendosën mbi famëkeqen “zgjidhje përfundimtare” në janar të vitit 1942.

Presidenti gjerman tha se është e rëndësishme të mos harroen asnjëherë vrasjet në masë “të pabesueshme dhe të paimagjinueshme” të hebrenjve. Ai tha se vendi ku u mbajt konferenca dhe emri ‘Wannsee’ janë bërë simbol të “vendimit burokratik” midis një jete që është e denjë të jetohet dhe një tjetre që nuk është.

Zoti Wulff përmendi gjithashtu edhe një grup neo nazist i cili mendohet të jetë përgjegjës për vrasjen e 10 personave, kryesisht persona të minoriteteve etnike, midis viteve 2000 dhe 2007.

Ai tha se argëtimi me vrasjet i jep Gjermanisë “turp dhe zemërim”, dhe ai kërkoi që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG