Lidhje

Serbi Gjokoviç, kampion i turit të tenisit në Uimbeldon


Serbi Gjokoviç, kampion i turit të tenisit në Uimbeldon
Serbi Gjokoviç, kampion i turit të tenisit në Uimbeldon

Serbi Novak Gjokoviç është kampioni aktual i Turit të Wimbledonit në tenis, pasi mundi dje në finale spanjollin Rafael Nadal me rezultatin 3-1.

Ishte një fitore më se e merituar për Gjokoviç, pas një loje superiore në dy setet e para që ai i fitoi me rezultatin 6-4 dhe 6-1. Nadal fitoi setin e tretë me rezultatin 6-1, por Gjokoviç u kthye fuqishëm në fushë dhe mori setin e katërt me rezultatin 6-3. Nadal dukej mjaft i irrituar gjatë ndeshjes, aq sa kur humbi një pikë, goditi me grusht dhe çau rrjetën e raketës.

24-vjeçari Gjokoviç ka fituar 2 herë më parë Turin e Australisë, por ky ishte titulli i tij i parë kampion në Wimbledon që konsiderohet nga shumë veta si turi më i rëndësishëm, dhe pa dyshim më me traditë për lojën e tenisit.

XS
SM
MD
LG