Lidhje

Hapet gjyqi kundër Karlos Çakallit, i dënuar për vrasje

  • Zëri Amerikës

Hapet gjyqi kundër Karlos Çakallit, i dënuar për vrasje

Hapet gjyqi kundër Karlos Çakallit, i dënuar për vrasje

Sot në Paris u hap seanca e gjyqit ndaj Iliç Ramirez Sançez, i njohur me nofkën Karlos Çakalli, i dënuar për vrasje. Këtë herë ai është akuzuar për bashkëpunim në një seri sulmesh me bombë që u kryen në Francë në fillim të viteve 1980. Sulmet terroriste për të cilat ai akuzohet u kryen ndaj dy trenave dhe zyrave të një gazete në vitin 1982 dhe 1983. Në këto sulme u vranë 11 prsona dhe u plagosën të paktën 140 të tjerë. Vendimi i gjyqit pritet të merret nga mesi i dhjetorit. Prokurorët zbuluan në arkivat e periudhës komuniste të Hungarisë dhe ish-Gjemrnisë Lindore të dhëna të cilat ata i konsiderojnë si fakte për të provuar fajësinë e Ramirez Sanchezit. Ai thotë se është i pafajshëm.

XS
SM
MD
LG