Lidhje

Ukrainë: Prokuroria rihap çështjen penale kundër ish kryeministres Timoshenko


Ukrainë: Prokuroria rihap çështjen penale kundër ish kryeministres Timoshenko
Ukrainë: Prokuroria rihap çështjen penale kundër ish kryeministres Timoshenko

Zyra e përgjithshme e Prokurorisë së Ukrainës ri-hapi çështjen penale kundër udhëheqëses së opozitës dhe ish kryeministres Julia Timoshenko, ku ajo akuzohet për shpërdorim të fondeve shtetërore dhe për shmangjen e pagimit të taksave.

Zonja Timoshenko u dënua me 7 vjet burgim në fillim të këtij muaji për tejkalimin e kompetencave të saj si kryeministre e vendit, kur ajo nënshkroi më 2009 një marrëveshje gazi me Rusinë, që kundërshtarët e saj thonë se ishte tepër në favor të Rusisë e në dëm të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar gjyqin ndaj zonjës Timoshenko dhe e kanë cilësuar atë si të motivuar politikisht.

Akuzat e reja e ngarkojnë zonjen Timoshenko me faj se gjoja ka përvetësuar rreth 3 milionë dollarë dhe iu ka shmangur pagesës së taksave me rreth 2 milionë e 500 mijë dollarë, kur ajo ishte në krye të kompanisë energjetike të Ukrainës para më tepër se 10 vjetëve. 50 vjeçarja Timoshenko po ashtu ndeshet me akuza të tjera për veprimtari të tjera korrupcioni. Ajo i ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj saj.

XS
SM
MD
LG