Lidhje

Gjiri Glacial, pejsazh mahnitës dhe laborator shkencor për qindra natyralistë

  • Scenic America

Gjiri Glacial, pejsazh mahnitës dhe laborator shkencor për qindra natyralistë

Gjiri Glacial, pejsazh mahnitës dhe laborator shkencor për qindra natyralistë

Më 11 maj është 100 vjetori i një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara, parkut kombëtar Glacier në Alaskë. Historia e këtij parku është e përbashkët për shumë kultura dhe popuj. 100 vjetori i parkut Glacier u jep rastin amerikanëve dhe botës të kuptojnë më mirë historinë e pasur dhe punën që bëhet për ruajtjen e këtij thesari të paprekur të vendit.

Një rajon spektakolar natyror dhe një laborator i stërmadh për qindra natyralistë në Alaskën e Poshtëme. Parku kombëtar “Glacier Bay”, Gjiri Glacial, ka një sipërfaqe prej rreth 12 mijë kilometrash katrore dhe shtrihet në një gjatësi prej rreth 100 kilometrash në Gjirin Glacial.

Këtu mes mureve masive prej akulli, thepave të bardhë të maleve të ngrira dhe fjordeve jashtëzakonisht piktoreskë, shkencëtarët mund të mbledhin informacion për forcat e natyrës që i kanë dhënë formë planetit tonë.

Një masiv akulli në lëvizje krahasohet shpesh me një buldozer dhe një konvejer. Ai merr me vete copërat e akujve që shkasin nga malet dhe për një farë kohe ecën përpara dhe kur mbërrin në ujërat e thella shkrin dhe tërhiqet e pastaj mbledh forcën dhe vazhdon të shkasë.

Eventualisht, çfarë ai lë pas janë pejsazhe të bukura dhe të pastra që sapo kanë dalë nga epoka e akullit. Këtu njeriut i duket sikur është zgjuar pas një nate të gjatë dimri që mund të ketë zgjatur për 10 shekuj.

Toka përgjatë gjirit shërben si strehë dhe kullotë për faunën e pasur të Alaskës, përfshirë shqiponjën tullace, arrinjtë e bardhë dhe drerët gjigandë.

Është mëse e përshtatshme që vend me përmasa kaq të mëdha, i krijuar nga forcat e natyrës me karakteristika kaq të veçanta të jetë një park ku jo vetëm argëtohen njerëzit, por ku lodrojnë dhe ushqehen krijesat më të mëdha të natyrës si Minki, Orka dhe Hampbeku i rallë që rrezikon të zhduket.

Të shtunën e ardhshme do t'ju sjellim pamje nga parku Hot Springs - Burimet e Nxehta - që gjendet në shtetit Arkansa. Më i vogli ndër gjithë parqet kombëtare, ai ka një sipërfaqe relativisht të vogël, në një qytet të vogël të këtij shteti jugor. Por Hot Springs ishin aty para ndërtimit të qytetit, madje ky i fundit u ndërtua rreth tyre. Sipas studimeve, mijëra vjet më parë, ujrat e shirave depozitoheshin përmes të çarave të shkëmbenjve dhe tokës rreth një mijë metra nën sipërfaqe. Pas ngrohjes në një thellësi të tillë, ujrat filluan të shpërthenin përsëri në sipërfaqe por me një temperaturë 63 gradë Celsius. Serinë tonë "Parqet Kombëtare të Amerikës" mund ta gjeni edhe në YouTube.com/zeriamerikes.

XS
SM
MD
LG