Lidhje

Uashingtoni në Ditën Globale të Mjedisit

  • Daniela Shrajer

Uashingtoni në Ditën Globale të Mjedisit

Uashingtoni në Ditën Globale të Mjedisit

10 tetori i këtij viti, ishte një datë që banorë në gjithë botën organizuan tubime për mjedisin. Në Afganistan ata mbollën fidane, dhe në Kinë studentët e universiteteve morën pjesë një garë për energjinë e pastër. mbi Disa nga aktivitetet u zhvilluan në Uashington.

Aktivistët e mjedisit, shkencëtarët dhe qytetarët e thjeshtë zhvilluan një demonstratë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Ata kërkonin nga presidenti të bëjë më shumë punë se sa fjalë për politikat e mjedisit.

“Ndryshimet e pakontrolluara klimatike do të paraqesin rrëziqe të papranueshme".

Ata duan që presidenti të veprojë.

"Kjo është gjëja më e rëndësishme që njerëzimi ka parë, dikush duhet ta ngrejë zërin" thote nje aktivist.

Aktivitetet u sponzorizuan nga Organizata Miqtë e Tokës. Presidenti i kësaj organizate, Erik Pisa thotë se kjo ngjarje ishte vetëm një nga shumë ngjarjet e organizuara anembanë botës me rastin e 10 tetorit 2010.

“Ne veprojmë në gjithë Europën, kemi marr fotografi nga Afrika dhe Amerika Jugore. Është me të vërtetë një ngjarje globale.”

Eksperti i mjedisit dhe ish shkencëtari i NASA-s Xhim Hansen foli para turmës mbi rrëzikun që vjenë nga mos kufizimi i varësisë së planetit nga karboni.

“Ne mund të shkaktojmë rritjen e nivelit të detit në disa metra në të ardhmen, mund të shkaktojmë zhdukjen e një numri të madh të specieve në tokë. Dhe kjo do të ndodhë gjatë jetës së fëmijëve tanë. Ne duhet të angazhohemi që qeveria të kuptojë këtë problem dhe të bëjë diçka mbi këtë.”

Jo të gjithë janë dakord me këtë. Walter Cunningham, astronaut dhe ish koleg i Jim Hansenit në NASA, e ka kritikuar atë duke e quajtur Jim Hansenin një aktivist politik i cili përhap frikë me fjalimet e tij mbi çështjen e ndryshimeve klimatike.

Megjithatë Erik Pisa thotë se Shtetet e Bashkuara historikisht kanë liruar më shumë gazëra që shkaktojnë efektin serrë.

“Përgjegjësia jonë nuk është vetëm të jemi udhëheqës në reduktimin e parametrave ndotës në vendin tonë por gjithashtu të ndihmojmë komunitetet në gjithë botën që të zgjidhin problemin e ndotjes së ajrit.”

Zoti Hansen thotë se Kina është ndotësi i dytë në botë që çliron nivele të larta të efektit serrë, por në krahasim me Shtetet e Bashkuara Kina është në rrugë të duhur.

"Ata po investojnë shumë në prodhimin e energjisë diellore, energjisë së erës dhe energjisë bërthamore. Ata tani janë të parët në botë për nga numri i ndërtimeve të këtyre burimeve energjetike. Dhe sapo kanë rënë dakord të vendosin një taks mbi lirimin e karbonit".

Anembanë qytetit, organizata Roadside Organic ka organizuar festa ushqimi në rrugë për rritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi mjedisin dhe përfitimet shëndetësore që vijnë nga artikujt ushqimit të prodhuar nga bujqit lokal.

Bashkëthemeluesi i këtij grupi është Nikolas Wajzman:

“10/10/10 është një ditë globale e veprimit, ne po festojmë zgjidhjet e problemit të ndryshimeve klimatike dhe ushqimi është pjesë integrale e zgjidhjes. Ne kemi ardhur këtu për ushqimin tonë dhe kemi humbur shumë.”

Aktivistët kërkojnë që njerëzit të hanë ushqime të prodhuar nga bujqit lokal e që janë ushqime sezonale në vend se të përdoren produkte ushqimore të importuara nga gjithë bota. Zoti Wajzman thotë se ajo që konsumojnë njerëzit ka shumë rëndësi për mjedisin.

“Kjo është e rëndësishme për klimën. Bujqësia industriale është kontribuesi më i madh i ndryshimeve klimatike këtu.”

Në këto ngjarje ushqimi i prodhuar nga bujqit lokal jepet falas dhe po ashtu falas mund të ndiqet një koncert me artistin muzikës hip hop nga Uashingtoni, Tabi Bonej i cili është lindur në Togo.

Zoti Wajzman thotë se ngjarja ka qënë e suksesshme sepse mblodhi komunitetin e larmishëm të Uashingtonit për të festuar ditën globale të klimës.

XS
SM
MD
LG