Lidhje

Rreziqet e veprimtarisë njerëzore për ekosistemet nënujore


Rreziqet e veprimtarisë njerëzore për ekosistemet nënujore
Rreziqet e veprimtarisë njerëzore për ekosistemet nënujore

Në rubrikën tonë të përjavshme mbi prirjet e gjelbra, sot do të njihemi me masat që po marrin autoritetet dhe grupet ambjentaliste për të ndërgjegjësuar publikun që të mbrojë botën e gjallë dhe mjediset nënujore si rezultat i ndotjes dhe peshkimit pa kriter.

Në ujrat e turbullta të deltës së Lumit Perl të Hong Kongut jeton një specie e veçantë delfini që tërheq turistë të shumtë. Por për shkak të shkarkimeve industriale nga Kina, peshkimit të tepruar dhe zhvillimit të madh urban, delfini i bardhë i Kinës rrezikon të zhduket.

Meqë ky lloj delfini është një mamal lokal dhe rallëherë largohet nga mjedisi i tij, ndotja e ujit dhe trafiku i anijeve në Hong Kong ka një ndikim të madh tek ai. Ekspertët janë të mendimit se vetëm një numër shumë i vogël i këtyre delfinëve to të mbijejojnë në këtë mjedis të prekur ndjeshëm nga zhvillimi intensiv ekonomik në pjesën jugore të Kinës.

Vitet e fundit në Hong Kong përpjekejt për ndërgjegjësimin e popullatës për rreziqet që kanosen mjedisit kanë qënë të shumta, por publiku në përgjithësi ka qënë apatik dhe në këtë mënyrë e ka lejuar qeverinë të mos marrë masat e duhura për mbrojtjen e delfinit të bardhë të Kinës.

****

Gjuetia komerciale e fokave në Kanada është shfrytëzimi më masiv i mamalëve të ujit në botë. Vetëm në stinën e verës, mbi 325 mijë foka janë në plan të therren, gjë që e rrit kuotën vjetore të këtij vendi në nivelet më të larta në histori.

Gjuetia pa kriter e fokave bëhet në një teritor tepër të madh dhe është praktikisht e pamundur që të monitorohen dhe të disiplinohen të gjitha praktikat çnjerëzore ndaj këtij mamali.

Gjuetia e fokave konsiderohet tregti për nevojat e vendit në Kanada dhe shumë pak masa janë marrë për të mbrojtur këtë krijesë të bukur të ujit. Shumë ekologë argumentojnë se eliminimi i një numri të madh fokash nga kolonitë e tyre, përbën një rrezik të madh për riprodhimin e tyre, veçanërisht tani që ngrohja globale kërsënon ekosistemet ku ato jetojnë.

Megjithëse rregullat e gjuetisë janë tani më të rrepta se më parë, shumë pak është bërë për të penguar vrasjet brutale të mijëra fokave çdo vit.

****

Ndotja e ujrave është një problem serioz në Detin e Veriut, duke e bërë këtë burim ujor të rrezikshëm për mamalët që jetojnë në të. Dhe dy nga problemet më serioze janë helmimi i peshqve dhe pasojat negative për turizmin.

Një shkencëtar hollandez ka zbuluar një metodë të pazakontë për monitorimin e ndotjeve duke operuar fulmarin, një zog deti që ha pothuajse çdo gjë. Bashkimi Evropian e ka mbështetur punën e këtij shkencëtari, duke e shtrirë këtë praktikë monitorimi në gjithë zonën e Detit të Veriut, në përpjekje për të identifikuar llojet e mbetjeve, me qëllim që të merren masat e përshtatshme që ato të mos përfundojnë në det.

Krahas kësaj, peshkatarët inkurahojen të sjellin për studime të gjitha mbeturinat që ngecin në rrjetat e tyre. Veprimtarët e mjedisit këmbëngulin se pengimi i derdhjeve të mbeturinave në det është një domosdoshmëri jetike për të ruajtur të shëndetëshme ekosistemet detare.

XS
SM
MD
LG