Lidhje

Uashingtoni cakton pagesë për qeset plastike dhe të letrës


Uashingtoni cakton pagesë për qeset plastike dhe të letrës
Uashingtoni cakton pagesë për qeset plastike dhe të letrës

Taksa e re e Uashigtonit për qeset e ushqimeve është pritur me komente të ndryshme pro dhe kundër. Pagesa prej 5 cetësh ose taksa e trastave, siç e qujanë disa, është për qeset plastike dhe ato prej letre në pikat e shitjes. Nëse shkon për të blerë me qeset e tua ose i trasporton artikujt e blesë pa qeset e dyqanit nuk pagun. Paratë e mbeledhura nga kjo taksë do të shfrytëzohen për pastrimin e një prej zonave më të ndotura të kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara.

Lumi Anakostia është i ndotur. Plehrat e mbledhura në brigjet e tij dhe qeset plastike merren nga rryma e ujit. I njohur si “Lumi i harruar”, rrjedha e tij kalon nga shteti Meriland nëpër Uashington dhe derdhet në Lumin Potomak. Eventualisht, plehrat që sjellin ujrat e tij përfundojnë në Oqeanin Atlantik.

Brent Bolin, i cili punon në Shoqërinë e Ujëmbledhësit të Anakostias, beson se pagesa e re e institucionalizuar në Uashington do të ndihmojë për pastrimin e qytetit dhe të Anakostias.

"Këshilli qeverisës i Metropolit të Uashingtonit bëri një anketë për problemin e plehrave. Në gjithë Anakostian rezultoi se 33 përqind e plehrave ishin qese plastike”.

Pagesa prej 5 centësh është për çdo lloj qesesh, të mëdha apo të vogla, pastike apo letre, në të gjitha pikat e shitjes. Këtë pagesë mund ta shmangësh nëse nuk harron të sjellësh me vete qeset e tua.

"Për fat të keq, ne nuk morrëm me vete mjaft qese. Na u desh të paguanim për pesë qese. Kështu për herën tjetër, ne do t’i lëmë qeset në bagazhin e makinës që të kemi mjaft për të mos paguar”.

Steve McKinley Ward, i cili punon vullnetarisht për të pastruar një pikë grumbullimi plehrash në brigjet e Anakostias, thotë se hedhja e qeseve kudo është një sjellje e papërgjegjshme.

"Është ndotje që vjen nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria. Ndotje që vjen nga hedhja e qeseve kudo, në rrugë apo në trotuare. Ujrat e shirave i marrin ato me vete në pusetat e ujrave të zeza që përfundojnë në lumë”.

Në këtë supermerkatë në zonën veriperëndimore të Uashingtonit, pagesa e re për qeset nuk ka hasur në ndonjë kundështim të fortë, siç thotë menaxheri, Jack Eaton.

"Kjo ishte një lëvizje mjaft pupullore nga ana jonë. Kjo është përqafuar edhe nga banorët dhe po ndikon në eliminimin e një vëllimi të madh plehrash. Presim të shohim rezultate të menjëherëshme”.

Pikat e shitjes në Uashington, fillimisht e kundërshtuan idenë, duke thënë se do të humbisnin klientë që do të shkonin në shtetet fqinje, Virxhinia dhe Meriland, por supermerkata Giant iu bashkua nismës së Shoqatës së Ujëmbledhësit të Anakostias, duke pajisur me rreth 250 mijë trasta klientët e zonës së Uashingtonit. Por jo të gjithë janë të kënaqur me taksën e re. Blerësit thonë se pagesa për qeset është një shpenzim më shumë, sidomos për të moshuarit.

"Duhet të jesh i kujdesëshëm dhe të mos harosh qeset, sepse një prej tyre kushton 5 cent. Për mendimin tim kjo është qesharake”.

Grover Norquist i Grupit Amerikanët për Reformën e Taksave është i të njejtit mendim dhe thotë se pagesa e për qest është një tjetër lloj takse për konsumatorët.

"Politikanët duan të vënë një taksë të re për qeset. Fakti që ata duan ta quajnë pagesë dhe jo taksë tregon se ata gënjejnë edhe për rritjen e taksave”.

Pavarësisht si emërtohet ajo, pagesë apo taksë për trastat, ato kushtojnë 5 cent. Por Shoqata e Ujëmbledhësit të Anakostias thotë se qëllimi nuk është nxjerrja e fitimeve, por ndryshimi i sjelljes. Qyteti pret të fitojë tri deri në katër milionë dollarë këtë vit për të ndihmuar në pastrimin e Anakostias dhe eventualisht atje do të ketë më pak qese dhe më pak plehra dhe mjedisi do të jetë më i pastër.

XS
SM
MD
LG