Lidhje

"Zona me humbje zero" në qendër të Atlantës

  • Isabela Çoçoli

"Zona me humbje zero" në qendër të Atlantës

"Zona me humbje zero" në qendër të Atlantës

Projekti i gjelbër filloi si “Zona me humbje zero në qendër të Atlantës”, dhe u bë i njohur në gjithë rajonin juglindor të Shteteve të Bashkuara. Në përpjekje për të ricikluar sa më shumë mbeturina që ato të mos përfundojnë në fushat e plehrave, Holly Elmore, një nga iniciatoret e programit “Zona me humbje zero” po e zgjeron këtë nismë të gjelbër dhe rajonin ku ajo vepron.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Xhorxhias, çdo vit banorët e shtetit hedhin më shumë se 17 milion ton mbeturina në fushat e caktuara, por ky vëllim është duke rënë, pasi mbetjet ushqimore, të paktën në qendër të qytetit, nuk hidhen më atje.Holli Elmore e filloi programin “Zona me humbje zero” në qendër të Atlantës si një nismë të gjelbër që tani po përhapet në gjithë shtetin dhe më tej në Shtetet e Bashkuara me mbështetjen e Agjencisë amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit, EPA.

“Ne po punojmë për zgjerimin e këtij programi nga qendra e qytetit në të gjitha lagjet e Atlantës, si dhe në disa qytete të tjera. Ne kemi realizuar një prototip për ta transplantuar në gjithë vendin. Ne kemi krijuar ‘zonën e humbjeve zero’ në qendër të Atlantës ku kemi objektin tonë më të madh, në të cilin procesojmë materialin nga mbetjet, para se t’ua shpërndajmë atë kompanive të riciklimit dhe entiteteve të tjera”.

Në këtë takim në Bakhed, Holli mblodhi sëbashku 100 pjesëmarrës të rinj që donin t’i bashkoheshin këtij programi. Atlanta ka përqafuar nismën për t’u kthyer në një qytet të gjelbër. Për të pakësuar ndikimin e mbetjeve për mjedisin shtëpiak, të punës dhe të komuniteteve, autoritetet e mjedisit janë bashkuar me pronarët e bizneseve për të zgjeruar “Zonën me humbje zero” të qendrës së Atlantës edhe në lagjet e tjera të qytetit.

“Kriteret për të marrë pjesë në ‘zonën me mbetje zero’ janë tre: Yndyra që përdoret për të skuqur ushqimet duhet grumbulluar për prodhimin e biokarburantit në zonë; letrat, gjithë materialet e ambalazhit prej kartoni dhe alumini duhet të riciklohen, po ashtu edhe materialet plastike. E gjithë kjo në përputhje me ligjet federale dhe të shtetit. Po ashtu edhe mbetjet ushqimore duhet të dërgohen në fabrikat e fermentimit”.

Të paktën, 82% e mbetjeve që banorët e Xhorxhias i quajnë plehra nuk janë të tilla. Në industrinë e gjelbër, sendet prej letre, ushqimet, plastika dhe xhami nuk janë më plehra, por materiale të riciklueshme. Për këtë arsye, edukimi i njerëzve me ndjenjën e riciklimit është një nga përparësitë kryesore në këtë fushatë.

“Lënda organike që dekompozohet në fushat e hedhurinave krijon gaz metan që ka 20 deri në 25 herë më shumë ndikim në efektin serë se sa vetë karboni që e shkakton atë”.

Për shkak të praktikave më bashkëkohore për mbrojtjene mjedisit, Atlanta është në qendër të vemendjes, duke udhëhequr nismat e riciklimit dhe duke qënë në krye të betejës për mbrojtjen e mjedisit.

*Marrë nga USA Green Stories
XS
SM
MD
LG