Lidhje

Ekzekutivët e Goldman Sachs përballë pyetjeve të vështira në Senat

  • Zëri Amerikës

Ligjvënësit amerikanë po bëjnë hetime nëse firma e Wall Street-it Goldman Sachs keqinformoi investitorët me qëllim që të përfitonte para krizës financiare të vitit 2008.

Zyrtarët e lartë të kësaj kompanie po dëshmojnë sot para një nënkomisioni të senatit amerikan për t’i përgjigjur akuzave se, ndërsa tregu i shtëpive filloi të binte, kompania e tyre shiste investime të mbështetura në huatë e shtëpive, duke e ditur se ato do të humbisnin vlerë.

Kryetari i nënkomisionit të Senatit, demokrati Carl Levin, tha se nuk ekziston ndonjë ligj kundër fitimeve, por ai kritikoi firmën Goldman Sachs se shiti produkte që nuk donte të kishin sukses.

Në seancë, senatori Levin paraqiti mesazhe elektronike, sipas të cilave Goldman Sachs u kërkonte klientëve të blenin pasuri, që vetë firma parashikonte të humbisnin vlerën.

Në dëshminë e përgatitur me shkrim, zyrtari më i lartë ekzekutiv i kompanisë, Lloyd Blankfein, mohoi se firma e tij iu kundërvu me qëllim tregut të shtëpive në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo humbi rreth 1.2 miliardë dollarë si pasojë e krizës financiare, që përfshiu bankat.

XS
SM
MD
LG