Lidhje

Kina i kundërpërgjigjet vendimit të Google


Nuk kanë përfunduar ende ecejaket mes Kinës dhe kompanisë Google pas vendimit të kësaj të fundit për të ndalur censurën në rezultatet e kërkimit në faqen e saj elektronike në Kinë. Në fillim të javës, Google filloi ti ridrejtonte përdoruesit kinezë në faqen e saj të pa filtruar në Hong Kong por qeveria kineze u kundërpërgjigj duke bllokuar rezultatet e kërkimit që i cilëson si politikisht të rrezikshme. Vendimi i Google-it ka shqetësuar shumë investitorë dhe ka rindezur debatin mbi lirinë e Internetit.

Në një vend me gati 400 milionë përdorues vendimi i Google-it për të ndalur censurën në rezultatet e kërkimeve shihet si një lëvizje e rrezikshme. Por zëdhënësi i kompanisë Bill Echikson thotë se kjo ka të bëjë me parimet.

Kur hymë në Kinë katër vjet më parë menduam se do të bënim më shumë të mira duke iu përulur rregullave që censurojnë disa kërkime dhe duke u dhënë më shumë informacion përdoruesve kinezë. Por gjatë vitit të fundit kemi parë shumë kufizime dhe një numër faqesh janë bllokuar.

Censura kineze në Internet është ndër më të rreptat në botë. Faqe popullore si Twitter, Youtube dhe Facebook bllokohen së bashku me kërkimet që përmbajnë terma sensitivë politikë.

Por ndërsa Pekini ka shprehur zemërim rreth asaj që e cilëson si shkelje të ligjeve të vendit nga Googli, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Çin Gang thotë se veprimet e kompanisë nuk do të kenë asnjë ndikim në imazhin e Kinës.

Nuk shoh sesi çështja Google mund të ndikojë imazhin e Kinës në komunitetin ndërkombëtar. Vetëm në se dikush kërkon ta përdor këtë rast për të formuluar trillime. Kjo çështje nuk dëmton Kinën, ajo dëmton Google-in.

Por disa thonë se kjo grindje mund t’i shtohet tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit. Në një seancë dëgjimore në kongres dje, senatori Byron Dorgan qortoi udhëheqësit e Pekinit.

Vendet e respektuara nuk censurojnë popullin e tyre. Vendet e respektuara nuk burgosin qytetarët e tyre pa gjykime apo pa të drejtë dhe vendet e respektuara nuk kanë frikë nga idetë e reja.

Disa biznese të Perëndimit përshëndetën qëndrimin e kompanisë Google. Kompania e internetit GoDaddy.com njoftoi se do të heqë në gjyq qeverinë kineze pasi kjo e fundit vendosi një politikë që kërkon fotografi për të gjithë përdoruesit.

Christine Jones është avokate e kompanisë.

Jemi të shqetësuar rreth efekteve drithëruese që besojmë se këto kërkesa mund të kenë tek regjistruesit e rinj dhe si rrjedhojë edhe në këmbimin e lirë të ideve në Internet. Për këto arsye ashtu siç e përmendët edhe ju kongresmenë, ne kemi vendosur të mos ofrojmë më shërbimet tona.

Por ndërsa Google mund ta shqyrtojë vendimin e saj për të dalë nga tregu më i populluar në botë të ndershëm, kjo nuk do të thotë se është mirë për biznesin. Isaac Mao është ekspert për median kineze.

Rreth 90 përqind e përdoruesve në Kinë nuk duan tja dinë në se Google rri apo ikën.

Kina është një fraksion i vogël në të ardhurat vjetore të Google-it por aksionet e kompanisë janë ulur 5 përqind që kur njoftoi planet e largimit nga Kina në janar.

XS
SM
MD
LG