Lidhje

240 mijë shtetas gjermanë i kërkuan Google të bllokojë imazhet e shtëpive të tyre

  • Zëri Amerikës

240 mijë shtetas gjermanë i kërkuan Google të bllokojë imazhet e shtëpive të tyre

240 mijë shtetas gjermanë i kërkuan Google të bllokojë imazhet e shtëpive të tyre

Google thotë se 240 mijë shtetas gjermanë i kanë kërkuar asaj të bllokojë imazhet e shtëpive të tyre që mund të shihen në hartën rrugore që firma Google po krijon për Gjermaninë.

Sipas kompanisë kjo kërkesë përfaqëson rreth 3 përqind të shtëpive të qyteteve më të mëdha të Gjermanisë.

Autoritetet gjermane i kërkuan në fillim të vitit firmës Google të kufizonte shërbimin e saj të hartave rrugore, ose përdryshe Gjermania do të kërkonte marrjen e masave ligjore për të siguruar privacinë e qytetarëve.

Në atë kohë Google u përgjigj duke ofruar një formë teknologjie që i bënte të padukshme pronat e individëve që kundërshtonin.

Sot Google tha se nuk mund të garantojë çdo kërkesë për privaci dhe ofroi një teknologji të re për t’i bërë të mjegullta objektet për të cilat qytetarët duan që të mos duken në hartë. Harta rrugore e firmës Google për 20 qytete gjermane pritet të jetë e gatshme nga fundi i vitit.

XS
SM
MD
LG