Lidhje

Kriza financiare e Greqisë vazhdon të rëndohet


Kriza financiare greke u rëndua sot kur të dhënat e reja treguan se borxhi është edhe më i lartë nga sa ishte vlerësuar më parë dhe një nga agjencitë e uli nivelin e vlerësimin të kredisë për Greqinë.

Të dhënat e reja tregojnë se borxhi grek është rreth 13,6 përqind e prodhimit vendor, ose 0,7 përqind më i lartë nga ç’mendohej.

Agjencia Moody e uli vlerësimin për Greqinë. Ky veprim do të thotë se rreziku për huadhënësit do të jetë më i madh dhe kjo do të ngrejë normat e interesit për dhjetëra miliarda dollarë që Athina kërkon të marrë borxh.

Normat e interesit janë tani mbi tetë përqind, për të cilat ekspertët thonë se janë të papërballueshme për Greqinë.

Punonjësit e sektorit publik në Greqi po zhvillojnë një grevë tjetër për të protestuar ndaj përpjekjeve të qeverisë për shkurtimin e deficitit masiv buxhetor të vendit.

XS
SM
MD
LG