Lidhje

Katër nga bankat më të mëdha të Greqisë kërkojnë ndihmën e qeverisë

  • Zëri Amerikës

Katër nga bankat më të mëdha të Greqisë kanë kërkuar ndihmën e qeverisë duke shkaktuar frikë mes investitorëve dhe duke e zhytur vendin më thellë në krizë.

Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu, tha dje se bankat kishin kërkuar fonde emergjence prej miliarda dollarësh thjesht si një masë parandaluese.

Bankat njoftuan se kishin humbur një numër të madh klientësh në dy muajt e fundit.

Megjithatë, kërkesa e tyre për ndihmë i shqetësoi investitorët, të cilët shitën aksione të këtyre bankave dhe kjo shkaktoi rritjen e kostos së huasë për këtë vend të përfshirë nga problemet financiare.

Greqia po zbaton një plan shkurtimesh për të ulur deficitin buxhetor dhe po përpiqet të gjejë fonde për të paguar këstet e kredive që kapin 70 miliard dollarë.

Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhen në Greqi ku po këshillojnë zyrtarët e financave se si të venë në zbatim disa nga reformat e vështira.

XS
SM
MD
LG