Lidhje

Greqia: Nuk kemi nevojë për ndihmë për të dalë nga kriza

  • Zëri Amerikës

Ministri grek i Financave tha se vendi i tij nuk ka nevojë për ndihmë për të dalë nga kriza financiare. Zoti Jorgo Papakonstantinu tha sot se Greqia nuk ka ndërmend t’i drejtohet planit rezervë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar Greqinë të dalë nga kriza e borxhit. Megjithatë, ai e quajti planin një mjet të rëndësishëm sigurie dhe tha se zyrtarët po përpunojnë hollësitë lidhur me funksionimin e planit të shpëtimit. Greqia është përpjekur t’u japë sigurime investitorëve se masat e saj të fundit për shkurtime do ta lejojnë vendit të paguajë borxhin prej 70 miliard dollarësh. Greqia duhet të ketë gati fonde prej 15 miliard dollarësh deri në fund të muajit maj por nervozizmi i investitorëve ka bërë që kostoja e huave të arrijë nivele rekord.

XS
SM
MD
LG