Lidhje

Bien për të dytën ditë tregjet e aksioneve në Europë

  • Ilir Ikonomi

Bien për të dytën ditë tregjet e aksioneve në Europë

Bien për të dytën ditë tregjet e aksioneve në Europë

Tregjet e aksioneve kudo në Europë pësuan sot rënie për të dytën ditë radhazi pas ules së vlerësimit të kreditit që dha dje agjencia Standard and Poor për qeveritë e Greqisë dhe të Portugalisë.

Dje, kjo agjenci e uli në shkallë minimale vlerësimin për bonot qeveritare afatgjata greke për shkak të sfidave politike, ekonomike dhe buxhetore me të cilat përballet Athina. Agjencia uli gjithashtu vlerësimin për borxhin e Portugalisë.

Si reagim, Greqia ndaloi sot të gjitha shitjet e shkurtra në bursën e Athinës për dy muajt e ardhshëm. Tregjet e bursës ranë në të gjithë Europën dhe euroja arriti nivelin më të ulët të vitit në shkëmbimin me dollarin.

Gjendja diskutohet sot në takimin e kancelares gjermane Angela Merkel me krerët e Bankës Qendrore Europiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Vlerësimet e ulëta për Greqinë dhe Portugalinë nënkuptojnë se huadhënësit do të aplikojnë norma më të larta interesi për këto dy vende, duke ngritur kështu koston e huamarrjes në një kohë kur ato përballen me vështirësi financiare.

XS
SM
MD
LG