Lidhje

Greqia më pranë një shpëtimi të mundshëm

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Zyrtarët grekë synojnë të shmangin përdorimin e një pakete ndihmash prej miliarda dollarësh për ekonominë e vendit të zhytur në borxhe, dhe po marrin masa për ta mbajtur atë si rezervë në rast nevoje.

Kryeministri grek Jorgo Papandreu tha sot se Athina po bën përgatitjet e nevojshme për marrjen e paketës së ndihmave, megjithëse, tha ai, vendi mbetet i përkushtuar për të dalë nga borxhi me forcat e veta. Zyrtarët financiarë evropianë konfirmuan se Greqia nuk ka kërkuar ndihma të tjera.

Paketa e përbashkët e ndihmave e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është 61 miliard dollarë. Greqia kërkoi dje hollësi të tjera mbi ndihmën dhe zyrtarët e BE-së dhe FMN-së do të vizitojnë Athinën për bisedime në fillim të javës së ardhshme.

XS
SM
MD
LG