Lidhje

Athinë: Demonstrim përkujtimor për viktimat e juntës ushtarake

  • Zëri Amerikës

Athinë: Demonstrim përkujtimor për viktimat e juntës ushtarake

Athinë: Demonstrim përkujtimor për viktimat e juntës ushtarake

Mijëra protestues grekë marshuan para ambasadës amerikane sot në Athinë për të shënuar përvjetorin e kryengritjes vdekjeprurëse të studentëve që u shtyp nga junta ushtarake që ishte në pushtet para rreth katër dekadash.

Masat e sigurisë ishin të rrepta dhe prania e policisë ishte shtuar për marshin e përvitshëm. Policia hodhi gaz lotsjellës kundër një grupi të vogël protestuesish, por nuk kishte njoftime për veprime të tjera dhune.

Ndërkohë që Greqia vazhdon të jetë në mes të një krize të rëndë financiare, parullat ishin qartësisht kundër FMN-së dhe masave qeveritare për shkurtimin e shpenzimeve.

Demonstratat e përvitshme përkujtojnë gjakderdhjen e 17 nëntorit 1973, kur ushtria hyri në Universitetin Politeknik të Athinës dhe vrau të paktën 20 veta. Kryengritja e studentëve besohet se ndihmoi në rënien e juntës ushtarake një vit më vonë.

Shumë grekë besojnë se Shtetet e Bashkuara i dhanë mbështetje të fortë regjimit ushtarak, i cili qëndroi në fuqi nga viti 1967 deri në 1974-ën.

XS
SM
MD
LG