Lidhje

Udhëheqësit e eurozonës miratojnë masa mbrojtëse për monedhën e përbashkët

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit europianë kanë rëndë dakord të krijojnë një fond emergjence për të parandaluar problemet që mund të vinë nga kriza financiare të Greqisë dhe për të qetësuar tregjet e paqëndrueshme financiare.

Përfaqësuesit e 16 vendeve anëtare që përdorin monedhën euro, ranë dakord sot në Bruksel të ndihmojnë Greqinë dhe nesër pritet të vazhdojnë diskutimet mbi hollësit e këtij plani.

Udhëheqësit europianë kanë miratuar një paketë prej 140 miliardë dollarësh në hua emergjente për ta ndihmuar Greqinë të përballojë borxhin publik në rritje. Ka shqetësime se edhe vendet e tjera që përdorin euron, përfshirë Spanjën dhe Portugalinë, mund të ballafaqohen me probleme të njejta.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha se kjo është kriza më serioze që nga kriijimi i euros.

Komisioneri i Bashkimit Europian, Jose Manuel Barroso, tha se udhëheqësit europianë po bëjnë gjithçka është e mundur për të mbrojtur euron.

Vlera e euros ka rënë më shumë se 4% këtë javë dhe ka kontribuar në rënien e bursave europiane.

Shqetësimet mbi tregun global u rritën këtë javë pas një rënie të madhe në bursën amerikane. Rregullatorët ende po përpiqen të gjejnë shkakun e rënies prej 1000 pikësh në indeksin Dow Jones të enjten.

XS
SM
MD
LG