Lidhje

Greqia pezullon shërbimin postar pas zbulimit të tre zarfave me bombë


Greqia pezullon shërbimin postar pas zbulimit të tre zarfave me bombë
Greqia pezullon shërbimin postar pas zbulimit të tre zarfave me bombë

Greqia ka ndaluar shërbimin ajror postar, pas zbulimit të tre zarfave me bombë në adresë të disa udhëheqësve evropianë: kryeministrit Italian Silvio Berluskoni, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicholas Sarcozy. Zonja Merkel bëri thirrje për një koordinim më të mirë të rregullave të sigurisë për zarfet dhe pakot që transportohen me avion.

Zarfet me bombë që u dërguan nga Greqia duket se përfshiheshin në komplotin e paketave me lëndë shpërthyese që paten në objektiv po ashtu 8 ambasada në Athinë dhe insitutcione të BE-së. Tre nga bombat shpërthyen, ose morën flakë, duke plagosur lehtë një person. Pjesa tjetër e paketave, përfshirë ato me adresat e udhëheqësve evropianë, u interceptuan para shpërthimit.

Policia greke mendon se zarfet me bombë mund të kenë lidhje me majtistët grekë dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar. Ato thonë se nuk kanë zbuluar të ketë lidhje mes kompllotit të ngjashëm në një bazë të Jemenit me lidhje me al Kaidën, që kishte si objektiv Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG