Lidhje

Barroso: Zyrtarët pranë hartimit të paketës për Greqinë

  • Zëri Amerikës

Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu

Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu

Kreu i Komisionit Europian, Manuel Zhoze Barroso shprehu besim se paketa e ndihmës emergjente nuk do të lejojë që borxhi i madh i Greqisë të kërcënojë më tej gjendjen financiare të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Ai tha se paketa shumë miliard dollarëshe do të hartohet së shpejti.

Zoti Barroso tha sot në Pekin se paketa për Greqinë do të jetë gati brenda pak ditësh dhe masat e shpëtimit nuk do të lejojnë që kriza të përhapet në vende të tjera.

Zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bashkimit Europian dhe të Bankës Qendrore Europiane ndodhen në Athinë për bisedime me shpresën se një marrëveshje për Greqinë nuk do të lejojë që krizës së saj t’i bashkohen edhe vende të tjera të brishta të BE-së.

Zoti Barroso tha se zyrtarët po bëjnë përparim të shpejtë:

“Komisioni Europian që përgjigjet për negocimin e marrëveshjes me autoritetet greke në emër të Bashkimit Europian, po bën përparim të shpejtë dhe të qendrueshëm. Kam besim se bisedimet do të përfundojnë shumë shpejt, që do të thotë pas pak ditësh, u tha zoti Barroso gazetarëve.

Politikanët gjermanë kanë thënë se paketa e ndihmës mund të kushtojë 100 deri në 120 miliard euro gjatë 3 viteve të ardhshëm, ndryshe nga paketa e parashikuar prej 45 miliard eurosh gjatë vitit 2010.

Kryeministri i Greqisë George Papandreou tha sot në parlament se shkurtimet buxhetore janë një detyrë patriotike që duhet ndërmarrë pa patur parasysh kostot politike.

Ndërkohë, drejtuesit e sindikatave greke deklaruan se marrëveshja e propozuar mund të shktojë vështirësi të jashtëzakonshme për popullatën.

XS
SM
MD
LG