Lidhje

Greqia, Euroja dhe nostalgjia për Dhrahminë

  • Zëri Amerikës

Greqia, Euroja dhe nostalgjia për Dhrahminë

Greqia, Euroja dhe nostalgjia për Dhrahminë

Kryeministri grek Papandreu do të kërkojë në takimin e BE-se ne Bruksel hollësi të një plani shpëtimi nëse kjo ndihmë do të bëhet e domosdoshme, për të bindur tregjet se financat greke nuk do të lejohen të falimentojnë. Por ç’mendojnë sot për euron grekët, të cilët në të kaluarën kanë përdorur dhrahminë.

Në Greqi, nostalgjia për dhrahminë po shtohet tani që grekët po ia hedhin fajin euros për problemet e tyre ekonomike.

Por edhe pse Bashkimi Europian vazhdon debatet nëse duhet apo jo të dalë me një plan për shpëtimin e ekonomisë së Greqisë, grekët përsëri duan euron.

Numizmatologu Thanasis Tarasuleas thotë se grekët kanë nostalgji për dhrahminë sepse ajo lidhet me historinë vendit të tyre.

"Njerëzit gjithmonë kanë nostalgji për dhrahminë sepse ata e kanë dashur atë gjithmonë. Kjo monedhë është e shkrirë me historinë e Greqisë. Ajo ka kaluar kohë të mira e të këqia por më shumë kohë të mira.”

Megjithë mendimin e mirë që kanë grekët për dhrahminë, Platon Monokroussos, kreu i kërkimeve financiare në Eurobank EFG, thotë se historia e parasë greke nuk ka qenë pa probleme:

"Largimi nga euroja dhe futja e një monedhe kombëtare do të kërkonte një zhvlerësim të madh të parasë së re, deri në 30 ose 40 përqind”, thotë Monokrusos.

Dhrahmia kaloi një seri krizash, duke përfshirë falimentime, luftra dhe lëkundje të mëdha politike, mes monarkisë dhe republikës.

Dhrahmia hyri në librat e historisë kur Greqia përqafoi euron. Po vendi po përballet me probleme financiare me monedhën relativisht të re.

Nën trysninë e madhe të partnerëve europianë dhe tregjeve ndërkombëtare për të përmirësuar financat, Greqia ka premtuar ta sjellë deficitin buxhetor në nivelin nën 3 përqind të GDP-së deri në vitin 2012 – nga 12.7 përqind që ishte vitin e kaluar.

Greqia thotë se do të ketë nevojë për ndihmën e Eurozonës ose të Fondit Monetar Ndërkombëtar nëse tregjet do t’i diktojnë asaj kredi me përqindje të larta interesi.

Zoti Monokroussos thotë se nuk ka arësye që grekët ta braktisin euron qoftë për arsye politike ose ekonomike.

Victor Bakopulos, i cili shet dhrahmi në tregun e njohur Monastiraki thotë se grekët vazhdojnë të blejnë copëza nga historia e tyre.

Por jo të gjithë. Të tjerë preferojnë të kenë euro në xhepat e tyre.

XS
SM
MD
LG