Lidhje

Ekspertët e FMN-së gati të inspektojnë financat e Greqisë


Ekspertët e FMN-së gati të inspektojnë financat e Greqisë
Ekspertët e FMN-së gati të inspektojnë financat e Greqisë

Zyrtarët grekë thonë se programi i rreptë i qeverisë do të studjohet me kujdes këtë javë nga një ekip i FMN-së që shkon nesër në Athinë.

Kjo është vizita e parë e ekipit të organizatës financiare botërore që pas marrëveshjes muajin e kaluar me BE-në për ta ndihmuar Greqinë për shlyerjen e borxhit të madh ndaj organizmave botërore.

Sipas marrëveshjes, Greqia do të marrë hua si nga FMN-ja, edhe nga vendet e Eurozonës me kushte të caktuara. Por mungesa e hollësive për këtë plan shpëtimi për ekonominë greke ka shkatuar pasiguri në tregjet financiare, në se Greqia mund t’i shkyejë borxhet tepër të mdëha pa ndihmën nga jashtë.

Athina duhet ta rifinancojë borxhin prej 70 miliardë dollarësh që duhet ta paguajë këtë vit.

XS
SM
MD
LG