Lidhje

Qeveria greke filloi bisedimet me zyrtarët e BE-së dhe FMN-së

  • Zëri Amerikës

Qeveria greke ka filluar bisedimet me zyrtarët të BE-së dhe FMN-së në Athinë, lidhur me kushtet e një ndihme të emergjencës për vendin e zhytur në borxhe të mëdha.

Bisedimet, që mendohet të zgjasin për 10 ditë, do të përqëndrohen tek kushtet dhe normat e interesit që do të caktohen për huanë, nëse Greqia e kërkon ndihmën. Bisedimet mendohej të fillonin të hënën, por u shtynë nga pezullimi i fluturimeve, për shkak të resë së hirit vullkanik të Islandës.

Paketa e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe FMN-së për Greqinë ka vlerën e 61 miliardë dollarëve. Zyrtarët grekë shpresojnë ta shmangin ndihmën e emergjencës dhe po përpiqen për ta patur atë si masë parandaluese. Kryeministri grek Jorgos Papandreu tha javën e kaluar se vendi mbetet i përkushtuar në përpjekjet për ta shpëtuar vetë ekonominë greke.

Zyrtarët evropianë të financave që u takuan në Madrid javën e kaluar konfirmuan se Greqia nuk ka kërkuar ndihmë shtesë. Përveç marrjes së disa masave që i cilësoi të forta, Greqia e ka pasur të vështirë të paguajë borxhin prej 70 miliardë dollarësh. Gjendja e rëndë ekonomike ka shkaktuar protesta të vazhdueshme në vend.

XS
SM
MD
LG