Lidhje

Një organizatë terroriste merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit grek Giolias

  • Zëri Amerikës

Një organizatë terroriste e ekstremit të majtë mori përgjegjësinë për vdekjen e një gazetari në rrethinat e Athinës këtë muaj.

Grupi terrorist i quajtur “Sekti i Revolucionarëve” tha sot se ka ndërmarrë gjithashtu një fushatë kundër policisë, medias dhe biznesmenëve. Deklarata ishte botuar në gazetën greke Ta Nea.

Gazetari 37 vjeçar Sokratis Giolias u qëllua me armë zjarri në pragun e shtëpisë së tij pranë Athinës më 19 korrik, pasi sulmuesit e kishin bindur të dilte jashtë duke i thënë se po i vidhnin makinën.

Giolias drejtonte një radiostacion privat në Athinë dhe shkruante në një blog për skandale politike dhe biznesi.

Ky grup u shfaq për herë të parë në vitin 2008, pasi policia vrai një adoleshent në kryeqytet. Grupi mori përgjegjësinë për vrasjen e një oficeri policie të anti-terrorizmit vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG