Lidhje

Komandot greke marrin nën kontroll një anije me disa veprimtarë pro-palestinezë

  • Zëri Amerikës

Komandot greke marrin nën kontroll një anije me disa veprimtarë pro-palestinezë

Komandot greke marrin nën kontroll një anije me disa veprimtarë pro-palestinezë

Komandot greke morën sot nën kontroll një anije mallrash ku ndodheshin disa veprimtarë pro-palestinezë, të cilët pretendonin se po mbaheshin kundër vullnetit të tyre nga kapiteni i anijes.

Por zëdhënësi i kompanisë greke që menaxhonte anijen, tha se veprimtarët, shtatë britanikë, dy irlandezë dhe një algjerian, kishin hyrë në anije ilegalisht.

Kompania tha se kapiteni ishte shqetësuar se aktivistët do ta ndryshonin drejtimin e anijes drejt Gazës dhe të detyronin kalimin përmes bllokadës izraelite.

Anija ndodhet tani në portin grek të Pireut. Kapiteni i anijes Strophades IV u nis dje paprimtas nga Libia me vetëm dhjetë prej disa anëtarëve të ndihmave që po planifikonin të shpërndanin ndihmat në Gazë përmes Egjiptit.

Ellie Merton e shoqatës bamirëse Road to Hope tha sot se punëtorët e ndihmave ishin në gjendje të sigurt dhe se nuk kishin pësuar kurrfarë lëndimesh. Grupi akuzoi dje kapitenin e anijes se po i mbante peng punëtorët.

XS
SM
MD
LG