Lidhje

Greqia ndërmerr masa të reja për të ndalur pirjen e duhanit


Duke filluar që sot, Greqia ka ndaluar pirjen e duhanit në të gjitha ambjentet e mbyllura publike, përfshirë restorantet, baret dhe ndërtesat qeveritare. Ligji i ri hyri në fuqi sot dhe personat që e shkelin atë, mund të gjobiten me 64 deri në 640 dollarë. Bizneset që lejojnë pirjen e duhanit në ambjentet e tyre mund të gjobiten deri me 13 mijë dollarë.

Greqia ka bërë edhe më parë përpjekje për zbatimin e disa masave për ndalimin e duhanit, por ato nuk janë zbatuar. Pronarët e restoranteve dhe bareve kanë protestuar për ligjet, duke thënë se ato do t’i dëmtojnë biznesin. Grekët janë ndër popujt e Evropës që pinë më shumë duhan. 40 për qind e popullsisë atje pinë cigare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, me seli në Gjenevë, u ka bërë thirrje të gjitha qeverive të botës të ndalojnë pirjen e duhanit në ambjentet e mbyllura, si dhe të gjitha reklamat për duhanin.

XS
SM
MD
LG