Lidhje

Greqi: Sektori publik në grevë kundër masave të qeverisë


Greqi: Sektori publik në grevë kundër masave të qeverisë
Greqi: Sektori publik në grevë kundër masave të qeverisë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të gjetur zgjidhje për krizën e borxheve që përfshin tashmë ndihma shpëtimi për Greqinë dhe Irlandën.

Në takimin dy-ditor, udhëheqësit pritet të diskutojnë ndryshime të traktatit të BE-së në mënyrë që të krijohet një sistem i përhershëm për zgjidhjen e krizave financiare duke filluar nga viti 2013.

Ndërkohë sot, punonjësit e sektorit të transportit publik në Greqi hynë në një grevë 24 orëshe për të protestuar masat e qeverisë për shkurtimin e pagave dhe shpenzimeve.

Punonjësit e kompanive të sektorit të transportit publik në Greqi hynë sot në një grevë 24 orëshe, e cila krijoi kaos në trafikun e mëngjesit në rrugët e Athinës.

Pa autobuzë, tramvajë opo metro, banorët u detyruan të gjenin mënyra të tjera për të shkuar në punë.

Një ditë më parë, protestuesit u përleshën me policinë në qendër të Athinës, duke u vënë zjarrin makinave dhe bombulave të gazit. Dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugë gjatë një greve të përgjithshme kundër masave të qeverisë për të shkurtuar shpenzimet.

Sindikatat e zemëruara zhvilluan grevën 24 orëshe për të protestuar kundër reformave të reja të punës dhe shkurtimit të pagave ndërsa Greqia përpiqet të rimëkëmbë ekonominë nën kushte strikte të vendosura nga paketa ndërkombëtare e ndihjave prej 146 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG