Lidhje

Grevë e punonjësve të porteve në Greqi kundër masave për krizën e borxheve

  • Zëri Amerikës

Grevë e punonjësve të porteve në Greqi kundër masave për krizën e borxheve

Grevë e punonjësve të porteve në Greqi kundër masave për krizën e borxheve

Greva e punonjësve të porteve në Greqi kundër masave për krizën e borxheve po i pengon anijet me turistë të ankorohen në portin më të madh të vendit.

Sot, sindikatat me prirje komuniste PAME po bllokojnë nisjen e të gjitha anijeve nga porti i Pireut, megjithë një urdhër të gjykatës që e ka cilësuar grevën të paligjshme. Protesta 24-orëshe ndodh në kulmin e stinës turistike dhe qeveria greke u detyrua në fillim të javës së fillonte një fushatë për kompensimin e udhëtarëve të bllokuar.

Megjithatë, protesta më e fundit ishte e vogël, krahasuar me protestat masive që u zhvilluan në Athinë muajin e kaluar. Në një miting të datës 5 maj ku ishin mbledhur dhjetra mijëra vetë, u vranë tre punonjës banke, të cilët u dogjën brenda në bankë, pasi ndërtesa morri zjarr.

Greqisë iu desh të marrë masa të rrepta muajin e kaluar, si rritja e taksave dhe reformimi i sistemit të pensioneve, për të siguruar ndihmat nga BE-ja dhe FMN-ja.

XS
SM
MD
LG