Lidhje

Greqi: Grevë 24-orëshe para miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm

  • Zëri Amerikës

Greqi: Grevë 24-orëshe para miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm

Greqi: Grevë 24-orëshe para miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm

Në Athinë të Greqisë, punonjësit e transportit publik janë hedhur në një grevë 24 orëshe për të protestuar kundër masave të ashpra të qeverisë, ndërkohë që parlamenti përgatitet të votojë për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Greva e sotme në Athinë zhvillohet një javë pasi qeveria miratoi një ligj, i cili kërkon shkurtimin e pagave për kompanitë shtetrore të transportit publik.

Edhe sindikatat më të mëdha private dhe shtetrore të Greqisë kishin në plan të hidheshin sot në grevë, duke thënë se do të zhvillonin një manifestim 3 orësh në Athinë.

Buxheti i Greqisë për vitin 2011 përfshin masa të tjera ekonomike, ndërsa vendi përpiqet të përmbushë kushtet e një pakete emergjente ndihmash prej 145 miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria socialiste e Greqisë ka një shumicë prej 6 vendesh në parlament dhe pritet ta miratojë buxhetin.

XS
SM
MD
LG