Lidhje

Çatitë e gjelbra, një prirje e re në teknologjinë ambjentaliste


Një prirje e re është e bërë e modes në teknologjinë e gjelbër, çatitë e gjelbra. Por hedhja e një çatie të gjelbër nuk është e thjeshtë, pasi duhet të shtrosh baltë mbi çatinë ekzistuese të shtëpisë. Megjithatë, idea e çatisë së gjelbër po përqafohet gjithnjë e më tepër dhe njerëzit po shohin dobi prej saj.

Natyrisht që është e thjeshtë të ndjekësh prirjet e gjelbra në tokë, por çfarë ndodh dy, tri apo dhjetë kate mbi sipërfaqe, në çatitë e ndërtesave?

"Kjo është një copëzë e natyrës në mes të rrugës K në Uashington. Njerëzit vinë këtu për të parë çatinë e gjelbër dhe për të ngrënë drekë, ose për të patur një bisedë private në telefon celular, apo si ky zotëri që punon në kompjuter në kohën e drekës. Është një mjedis mjaft shplodhës”.

Kellien Uitlli punon në agjencinë imobiliare, Blake, që është pronare e kësaj ndërtese 10 katëshe, e para në Uashington me çati të gjelbër. Të ndërtosh një çati të gjelbër nuk është punë e lehtë, veçanërisht kur ajo duhet ndërtuar me materiale të reja të papërdorura më parë, thotë Patrick Bollinger menaxher projekti i firmës Tectamerica.

"Çatitë e gjelbra nuk janë të përshtashme për çdo njeri. Kur shtëpitë kanë çati katramaje, ato duhen rikostruktuar për të mbajtur tipin e gjelbër. Duhen hequr shtresa materiali plastik që nuk i lënë bimët të hedhin rrënjë dhe duhen hedhur shtresa materiali organik që e ushqejnë gjelbërimin”.

Gjelbërimi që i rreziston thatësirës dhe temperaturave të larta ka nevojë për një trajtim të veçantë që është specialitet i kompanive të tilla si Tectamerica.

"Kjo që shikoni këtu është çati krejtësisht e gjelbër. Kjo shtresë alumini shërben për ta mbajtur çatinë në vend. Mbi të hidhet një stresë tjetër që shërben për kullim dhe mbi këtë të fundit hidhen deri në dhjetë centimetra përzjerje dheu dhe kimikatesh, ku mbillen bimët”.

Avantazhi më i madh i çatisë së gjelbër është absorbimi i një sasie uji gjatë shirave. Kur bie shi, bimët përdorin një pjesë të ujit. Pjesa tjetër akumulohet në shtresën e çatisë nën bimët dhe shërben si rezervuar uji, duke pakësuar në një farë mase ngarkesën e sistemit kullues të qytetit. Kjo shërben gjithashtu edhe për të kursyer energji, kur lind nevoja për ftohje.

"Në ditët me temperaturë mbi 30 gradë Celsius, këtu në çati të nxehtit kap 60 deri në 80 gradë Celsius. Por me çatinë e gjelbër, temperatura këtu do të jetë pak a shumë sa ajo e mjedisit. Me ajrin e freskët këtu, çatia nën gjelbërin ka një temperaturë rreth 25 gradë”.

Veç anës funksionale, çatia e gjelbër duket edhe e bukur. Në fakt, ajo tërheq edhe edhe speciet të faunës lokale. Dhe një çati e gjelbër në mes të një zone tejet urbane është mëse e përshtatëshme.

XS
SM
MD
LG